Tre ditë pas dasmës dhunohet dhe abuzohet/43-vjecarja:As bukë s’më dhanë kur mbeta shtatzënë

30 Nëntor 2020, 17:15

Jeta i dhuroi dhembje pafund. Historia e Dhurata Veliut është historia e njërës prej atyre grave dhe vajzave, që kanë rënë pre e dhunës së vazhdueshme nga bashkëjetuesit e tyre. I disati rast që denoncohet në emisionin ’Pa Gjurmë’, 43-vjecarja që jeton në fshatin Lundër pak km larg nga kryeqyteti, ka mbetur mes katër rrugëve ditën kur në janar të vitit 2019 ish-bashkëshorti dëboi atë dhe djalin 10-vjecar nga shtëpia. 43-vjecarja tregon dhunën barbare që ish-bashkëshorti ushtroi për 14 vite më radhë. Ditën që ajo vendosi të lidhte kurorë me Vladimir Vodhën mori shuplakën e parë tre ditë pas marteses, pas kësaj kaluan vite nën dhunën barbare, në kufijtë e ç’njerëzores. Ai e kërcënoi me jetë, kur ajo kërkoi në largohej, por 14 vite pas e dëboi nga shtëpia bashkë me djalin 10-vjecar. ’’ Në janar të vitit 2019 më dëboi nga shtëpia. Vetëm motrës i tregoja, nënës dhe babait jo. Atë ditë më doli në rrugë kur kthehesha nga puna. Nisi të më qëllonte, më kapi nga flokët dhe më godiste me grushta. Më pas më kërkoi të kryente marrëdhënie seksuale në mes të autostradës. Kam qarë gjithë ditën, por nuk gjeta mbështetje askund. Kunati më kërkoi të hiqja telefonin dhe të mos shkoja në punë.