Trileçe me karamel në kushte shtëpie nga zonja Albana

1 Maj, 12:00

Trileçe me karamel

Përbërësit:

Për pandispanjën:

  • 6 kokrra vezë
  • 200 gr miell
  • 200 gr sheqer
  • Pak vanilje pluhur

Për kremin:

  • 300 gr qumësht
  • 300 gr pana e freskët
  • 300 gr qumësht i kondesuar
  • Pak karamel

Përgatitja:

Fillimisht përgatisim pandispanjën, ndajmë të verdhat e vezëve nga të bardhat dhe fillojmë i irrahim këto të fundit me rrahësin elektrik. Vazhdojmë t'i rrahim të bardhat e vezëve derisa të arrijmë një masë të bardhë si shkumë. Në këtë pikë hedhim me ngadalë sheqerin të përzier me vaniljen duke vijuar me trazimin. Shtojmë më pas të verdhat e vezëve një e nga një duke mos e ndërprerë rrahjen. Pasi janë përzier mirë shtojmë miellin e situr me kujdes që të mos bëhen kokrriza. Pasi të kemi formuar një masë homogjene e hedhim në një tavë të lyer me gjalpë dhe e vendosim të piqet në furrë të nxehtë në 180°C përreth 25-30 minuta. Pasi është pjekur pandispanja e trileçes e lemë të ftohet pak, e nxjerrim nga tava dhe e shpojmë nga të dyja anët me majën e një thike ose me ndonjë shkop të hollë. Fillojmë përgatisim kremin, hedhim në një enë qumështin, shtojmë ngadalë qumështin e kondensuar dhe e trazojmë mirë. Pasi qumështi i kondensuar të jetë tretur plotësisht shtojmë panën e freskët. Masën e qumështit e hedhim mbi pandispanjën, e lëmë të përthithet dhe e mbulojmë sipërfaqen me karamel. E vendosim ëmbëlsirën trileçe në frigorifer për disa orë përpara se ta shërbejmë.