Trileçe me karamel
Përbërësit:
- 8 kokrra vezë
- 8 lgj sheqer
- 8 lgj miell
- 400 ml qumësht
- 400 ml qumësht i kondensuar
- 400 ml pana ëmbëlsire
- 200 gr karamel
Përgatitja:
Vendosim vezët në një tas së bashku me sheqerin dhe i rrahim derisa sheqeri të shkrijë dhe volumi i vezëve të rritet. Më pas shtojmë me ndihmën e një site gradualisht miellin duke e trazuar me tel dore ose me spatul derisa të formohet një masë kremoze homogjene. Lyejmë tavën me pak gjalpë, e pudrosim lehtë me miell dhe hedhim në të brumin për bazën e trileçes. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 170 gradë Celsius për 40 minuta. Ndërkohë përgatisim bashkimin e 3 tre llojeve të qumështit duke tretur fillimisht qumështin e kondensuar me qumësht dhe më pas duke i bashkuar me panën e ëmbëlsirës. Pasi nxjerrim bazën e trileçes nga furra, e lemë të ftohet pak, e kthejmë pandispanjën nga ana tjetër, e shpojmë në disa vende me një shkop kuzhine që të përthithë sa më mirë qumështin dhe më pas hedhim 3 llojet e qumështit dhe e lemë derisa keku t'a ketë përthithur mirë atë. Në fund e mbulojmë trileçen me karamel dhe e lemë të ftohet në frigorifer.