Turli me mish viçi nga zonja Vjollca

30 Mars 2021, 10:23

Turli me mish viçi

Përbërësit:

500 gr mish viçi

Përbërësit:

2 qepë

4 thelpinj hudhra

2 patate mesatare

2 kunguj

2 speca

2 patëllxhanë (mesatar)

2 domate

1/2 filxhanë çaj pure domate

kripë dhe piper të zi

majdanoz

Përgatitja:

Presim mishin në kubikë sa një kafshatë, e kaurdisim mirë me 2 lugë gjelle vaj, shtojmë ujë të nxehtë dhe  e lëmë të ziejë për 40 minuta. Ndërkohë në një tenxhere me fund të gjerë fillimisht ngrohim 3 lugë gjelle vaj dhe kaurdisim pak qepën të prerë në fijë dhe hudhrat në feta i përziejmë për 1 minutë bashkë me purenë e domates, shtojmë patatet në kubikë mesatar, kungujt, specat,patëllxhanë të gjitha këto të prera në copa mesatare.

Shtojmë domatet të qëruara dhe të prera në feta të gjitha perimet i shtojmë në shtresa, vendosim kapakun dhe i lëmë të marrin valë në temperaturë mesatare dhe të ulin pak volumin . Në fund shtojmë mishin tashmë të zjerë, lëngun e mishit deri në nivelin e perimeve dhe kripë, piper , i lëmë të ziejë me kapak për 30-35 minuta duke i kontrolluar herë pas here,  nëse lëngu shterron shumë mund të shtojmë përsëri pak lëng mishi, gjithmonë të zjere në temperaturë mesatare.