Turshi me kumbulla jeshile nga zonja Albana

14 Maj, 11:33 | Përditesimi: 14 Maj, 11:33

Turshi me kumbulla jeshile

Përbërësit:

  • 1 kg kumbulla jeshile të forta pak të tharta
  • 1 lugë gjelle kripë guri
  • 5–6 thelpinj hudhër
  • 1 lugë e vogël sheqer
  • 1 gotë uthull rrushi

Përgatitja:

Lajmë mirë kumbullat dhe i shpojmë lehtë me kruajtëse ose pirun që të marrin shije. I vendosim në kavanoz bashkë me hudhrat. Shtojmë kripën dhe sheqerin. Hedhim uthullën e rrushit. Mbushim pjesën tjetër me ujë dhe mbyllim mirë kavanozin duke e tundur pak që të tretet kripa. E ruajmë në vend të freskët dhe pa diell. Turshia është gati zakonisht pas 7–10 ditësh.

MC/Shqiptarja.com