Turshi miks me patëllxhanë
Përbërësit:
- 2 patëllxhanë
- 2 speca të kuq të gjatë
- 1 qepë e thatë
- 4 thelpinj hudhër
- 2 gjethe dafine
- 1 litër ujë
- Majdanoz i freskët
- Pak spec djegës ose fara speci djegës
- Disa kokrra piper
- Vaj ulliri
- Uthull
- Kripë
Përgatitja:
Pastrojmë patëllxhanët nga lëkura. Heqim farat e specave dhe i presim në shirita. Patëllxhanët i presim sipas dëshirës. Në tenxhere vlojmë: 1 litër ujë, 1 lugë kripë, 4–5 lugë uthull. Kur uji të marrë valë shtojmë patëllxhanët dhe specat. I lemë vetëm 4–5 minuta, derisa të zbuten pak. I kullojmë dhe i vendosim mbi pecetë kuzhine që të thithin lagështinë mirë. Në grirëse shtojmë majdanoz, pak spec djegës dhe pak vaj ulliri. I grijmë derisa të krijohet një salcë aromatike. Përziejmë perimet me hudhrat, qepën, salcën me majdanoz, piperin, gjethet e dafinës, pak kripë dhe uthull sipas shijes. I vendosim në kavanoz dhe sipër shtojmë vetëm pak vaj ulliri. Mbyllim kavanozin dhe e tundim lehtë. E lemë në frigorifer 24 orë dhe turshia është gati dhe mund të ruhet disa ditë në frigorifer.




















