Tutori vret prostitutën/Skandali me motrat dhe vëllain e viktimes, zihen për paratë ne “Pa Gjurme”

30 Tetor 2020, 18:54

Vrasja pa autor e shqiptares nga Lushnja Barjeta Veliu, që tronditi rajonin Mondragone të Napolit në Itali rikthehet në fokus me kërkesë të familjarëve në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report tv. Ekzekutimi i 30-vjecares, e cila përfundoi e vrarë me një plumb pistolete në kokë qershorin e vitit 2001 ka ngritur dyshime të forta, pasi nuk u zbuluan kurrë autorët. 19 vite pas me mëritë ndër vite, plaga hapet sërish kur një lum akuzash mes familjarëve, ka bërë që dy motrat e 30-vjecares të vënë gishtin mbi mbesën e tyre, duke e akuzuar për vrasjen. I ftuar në studio vëllai i tyre, Myfit Veliu debaton live me motrat duke shkuar deri në ofendime personale. Mbesa Arta Veliu, në një lidhje skype nga Italia vihet përballë këtyre akuzave nga hallat e saj të cilat e akuzojnë se kundrejt parave ka shitur djalin tre vjecar që Barjeta la pasi e ekzekutuan. ‘Ne nuk e dimë cfarë ndodhi me djalin. Ajo tha se do ta merrte djalin në kopësht, por ata nuk janë lanë më. Komunikimet ishin te rregullta, por ne nuk zbuluam kurrë atësinë e atij fëmije. Një shoqe nga Shkodra na njoftoi se Barieta kishte vdekur. Emrin nuk ma tregoi, thjeshtë më dha lajmin. Djali dhe vajza ime shkuan për të identifikuar kufomën. Motrat dyshojnë tek vajza ime, se e ka vrarë ajo. Arsyeja është se vajza ime nuk e shoqëroi trupin në Shqipëri, ajo nuk mundi të vinte dot, por nuk ka lidhje me këtë ngjarje’, rrëfen në studio vëllai i viktimës Arta ishte e para familjare që identifikoi trupin e pajetë të hallës, ndërsa nisi menjëherë kërkimet duke pyetur fqinjët për ngjarjen e rëndë. ‘Mjekët atje më thanë se nuk ishte dhunuar, një sy i kishte mbetur hapur. Mësova se një person e kishte cuar në spital dhe kishte ikur me vrap. Fqinjët më thanë se ishte e lidhur me një djalë, me të cilin jetonte prej 6 muajsh. Hallat e mia dhe familjet e tyre e dijnë këtë. Unë dua te gjej kush e ka vrarë, se unë jam e pastër dhe nuk kam gisht. Personi që jetonte me të dyshohet se e vrau. Këtë e kam dëgjuar nga shoqet e saj. Ai ishte nga një fshat i Tiranës. Kur e la djalin e vogël 3-vjecar tek fqinja, iku bashkë me të dashurin e saj. Në atë kohë unë nuk kisha komunikim me hallën, ngaqë ishim zemëruar para disa kohësh. Babai i djalit ishte një person, të cilin e vranë në Shqipëri, në mars të vitit 2001, pak muaj para vrasjes së hallës. Ajo më ka treguar se punonte në rrugë dhe kur më telefononte qante. Ajo kishte frikë dhe nuk kishte mundësi për të hequr dorë. Më akuzojnë se kam shitur djalin. Por djali është birësuar dhe mbahet sekret. Institucionet e dërguan tek murgeshat, në një tjetër fshat. Unë nuk e fitova dot kujdestarinë e djalit që ishte 3 vjec në atë kohë. Ata nuk ma dhanë djalin se duhej të isha e martuar dhe të kisha para,në bankë’ Kulmi i akuzave arriti në kërkesën përtej imagjinatës, për të zhvarrosur trupin e Barjetës, që prehet në Grabjan të Lushnjës. ’Pas 7 muajve hallat e mia kanë kërkuar të hapej varri, pasi më akuzonin mua se e kisha vrarë dhe i kisha prerë kokën. Por kur arritën ta shihnin me sytë e turë një gjë e tillë nuk ishte e vërtetë, janë të gjitha dëshmitare. Si mudn ta bëja unë një gjë të tillë. Unë edhe librezën e parave në bankë që gjeta në shtëpinë e hallës, ia dorëzova institucioneve. Nuk është shteti italian kështu, ka rregulla. Unë dua të di kush e ka vrarë dhe pse më akuzojnë, kur ata dijnë më shumë se mua. Ajo nuk donte të kthehej ata e kanë cuar në Itali. Ata e kanë shfrytëzuar, ka qenë viktimë e motrave të veta. Ajo nuk donte të ikte, motra i tha ik dhe këtë herë se më duhen lekë për të martuar vajzën’, rrëfen mbesa e akuzuar