U arratis prej dhunës nga bashkëshorti, përdhunohet nga 27-vjeçari/ Nëna: Vajzën e kam mohuar, na vret mentaliteti

13 Tetor 2020, 17:59

Një 30-vjecare shqiptare denoncon live si u përdhunua nga shtetasi palestinez në një dhomë hoteli në Suedi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në nëntor të vitit 2019 në qytetin Malmo, ku 30- vjecarja ishte në pritje të deportimit në Shqipëri, bashkë me dy fëmijët e saj 6-vjecarë. E reja nga një qytet në veri të vendit u detyrua të largohej nga Shqipëria në gusht të vitit për t’i shpëtuar dhunës barbare, që i shoqi ushtronte ndaj saj dhe fëmiëjve të mitur. Fillimisht autoritetet e strehuan në një hotel, ku kishte edhe emigrantë të tjerë, por pas një muaji qëndrimi atje i refuzohen letrat për azil. Autoritetet suedeze i presin biletën e kthimit duke e transferuar në një tjetër hotel, ku qëndronin edhe emigrantë të tjerë. Ndërsa ishte në pritje për t’u kthyer, më 8 nëntor të vitit 2019, jeta e saj mori një kthesë të fortë. 30-vjecarja abuzohet seksualisht, ndërsa autoritetet shtyjnë edhe një vit tjetër qëndrimin e saj. Gjatë lidhjes me skype nga Suedia, Ana Boduri ( emër i vendosur nga redaksia) trondit me rrëfimin e saj, duke denoncuar publikisht për herë të parë në emisionin ‘Pa Gjurmë’, përdhunuesin 27-vjecar një shtetas nga Palestina. Rreqeth edhe më shumë me këtë histori kur 30-vjecarja tregon detaje të asaj nate, kur pasi e dhunoi, përdhunuesi abuzoi seksualisht mbi të, në prani të dy fëmijëve 6-vjecarë.