U dhunua më 21 janar, ish-kreu i Bashkisë Përmet: Rihapja e hetimeve, shans për drejtësi! Të rinj protestues u morën dhe dhunuan nga policia

28 Maj 2021, 22:22

Ish-kryetari i Bashkisë së Përmetit, Gilberto Jaçe, i cili është dhunuar gjatë protestës së 21 janarit 2011, i ftuar në 'Pa Protokoll' në Report Tv, u shpreh se me rihapjen e hetimeve është shansi që të vendoset drejtësia deri në fund.  

"Drejtësia është ajo që pritet të vendoset. Dhe kjo rihapje është një shans për këtë. Tashmë është krijuar një drejtësia e re. Tashmë është shansi që të dëgjohen të gjitha palët. Drejtësia të shkohet deri në fund, deri te urdhëruesit.  Unë nuk jam thirrur ndonjëherë në organin e akuzës. Ne jemi thirrur nga policia dhe nga OPGJ-të për të bërë deklarime për pjesëmarrës në tubime. 2 djem të rinj i morën dhe bënë 21 ditë burg pa bëtë asgjë fare në protestë. Të fillojë përgjegjësia nga zinxhiri komandues i Gardës së Republikës, ministri i Brendshëm i atëhershëm, Kryeministri i atëhershëm", tha ai.