U diagnostikua me tumor, ’Pa Gjurmë’ dërgon vogëlushen për kurim në Turqi

9 Shkurt 2021, 18:13

Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv Merr zgjidhje historia e vogëlushes së diagnostikuar me tumor, falë ndihmës së dhënë nga teleshikuesit në emisionin Pa Gjurmë Ambra ka nisur kurimin në Ankara të Turqisë. Ky lajm i mirë u përcoll nga studio e emisionit ’Pa Gjurmë’ nga nëna e 3-vjecares, Fatjona e cila duke falenderuar të gjitha ata që kontribuan për sigurimin e shumës së parave për kurimin e vajzës tha se tashmë janë në rrugë të mbarë. Nga Ankaraja në një lidhje me viber ajo nuk ndal dot gëzimin dhe që nuk hoqi dorë në kërkesën për ndihmë për të bijën në ekranin e Report tv.’Ne kemi 4 ditë që ndodhemi këtu në Turqi.Menjëherë sapo mbërritëm vajza iu nënshtrua të gjitha analizave të domodoshme. Tashmë Ambra është në duart e doktorëve dhe gjithcka ka patur sukses. Pas emisonit shumë persona reaguan dhe ne arritëm që të siguronim shumën e parave, duke udhëtuar drejt Ankarasë. Nga vizita e parë që kemi bërë është konstatuar se ky tumor nuk ka prekur organet e brendshme të vajzës. Mjekët në Ankara kanë marr përsipër mjekimin, ndërsa presim që të kryhet edhe ndërhyrja kirurgjikale’.Në prag në ndërrimit të viteve emisioni ’Pa Gjurmë’ solli historinë e trishtë të vogëlushes me emrin Ambra. 3-vjecarja e diganostikuar me tumor, një sëmundje që i peshon rëndë mbi supet e brishta me sytë që i shkëlqenin nga dritat e kameras, kërkonte të shihte shpresën. Familja Sinometa nga studio e emsionit “Pa Gjurmë” kërkoi ndihmë për vajzën, e cila vuan nga kjo sëmundje që në muajin e dytë pas lindjes. Fatjona, nëna e 3-vjecares rrëfeu me dhembje që ditën kur vuri re shenjën në ngjyrë jeshile, që i doli të bijës në fytyrë, e që i preku edhe njërin sy. Sikur të mos mjaftonte e gjitha kjo, çifti dhe 2 fëmijë të mitur jetojnë në kushte ekstreme ekonomike, kur pas tërmetit të 26 nëntorit, ata jetojnë në një magazinë në kushte mbijetese. Pamundësia ekonomike ka lënë pa kuruar Ambrën e vogël, e cila nuk e kupton pse nëna e saj lotoi në një studio televizive. Me dëshirën dhe shpresën se një fat të mirë si aoreolë e ka mbi kokë, një fëmijë e bukur si Ambra ne e rikthyem sërish në fokus këtë histori për të përcjellë këtë lajm të mirë. Për të gjithë ata që kontribuan në shërimin e vogëlushes.