#reportTV #lajmeshqip #lajme 20 vjeçari Musaen Zeneli i vrarë nga përplasja me armë në Velipojë në ditën e parë të punës si kamarier, sot është përcjellë në banesën e fundit, në lule të rinisë. Një nismë e veçantë në ndihmë të familjes së 20 vjeçarit është ndërmarrë nga Rehyl Toska një nga kamarierët më të vjetër në Shkodër. Nisma e tij konsiston në mbledhjen e bakshisheve të ditës së sotme të kamerierëve në lokalet e Shkodrës si ndihmë për familjen Zeneli, e cila jeton në kushte të vështira ekonomike. U çova me kismet, i thashë nuses dhe vajzave se ditën e sotme do kontribuoj bashkë me kolegët e mi që të ndihmojmë familjen e Museinit. Kjo ishte iniciativa, bëra nisëmn e çova nëpër portale dhe njerëz, ajo u bë virale. Janë përgigjur disa, disa jo, kam marrë telefonata dhe më kanë përgëzuar për iniciatvën duke më shprehur besimin që kanë te unë. Do të vijojë, fondi do vazhdojë, bakshishet nuk është e thënë 1 mijë lekë , 2 mijë lekë sa të kenë mundësi ata. Ne smund ta kthejmë në jetë museinin por me i dhënë një ndihmë familjes", thotë ai teksa bën apel që të gjithë kamarierët të kontriubojnë. I tronditur nga vrasja e të riut, Rehyl Toska thotë se është kthyer pas në kohë dhe ka kujtuar ditën e parë si kamarier dhe gëzimin që ndjenë prindërit e tij kur dërgoi në shtëpi paratë që kishte mbledhur nga bashkishet. Ai ka bërë një paralelizëm me kohën kur ai ishte sa Museni 19 vjeçar. "U ndjeva jashëzakonisht keq. Një imazh i keq për turizmin, një gjë që s'ja uroj askujt sepse mendoja veten kur kam filluar punën si ai, kur i çova nënës dhe babait bashkishin ditë e parë, kurse ai ditën e parë mori gjënë fatale", tha më tej Toska. Musaen Zeneli u cilësua si viktima më e pafajshme e përplasjes me armë zjarri në Velipojë mes 2 familjeve pronarë hotelesh, Ferracaku dhe Gocaj për disa metra territor plazh ku humbën jetën 4 persona. I riu me njohuri fillestari në kuzhinë, ishte shpërngulur në hotelin e vëllezërve Gocaj dhe kishte ditën e parë të punës, ku shërbente edhe si kamarier. Historia e tij e dhimbshme dhe tragjike ia ndërpreu ëndrrat në mes të riut që sapo kishte nisur ditën e tij të parë të punës. Në një mënyrë tragjike ka humbur dhe babin e tij disa vite më parë, i mbytur në lumin Drin.
U vra në ditën e parë të punës në Velipojë, kamarierët e Shkodrës bëjnë gjestin prekës për Musaenin! Mbledhin bashkishe për familjen Zeneli
Video të tjera
-
'Pa fustan mund të rrish, pa bukë jo', Balla-opozitës: Ja 7 arsyet pse duhet ta votoni buxhetin 2027, ju bën mirë për shëndetin!
18 Nëntor, 18:34 -
Jakup Krasniqi kthehet në Kosovë, Haga i lejon të vizitojë bashkëshorten për arsye humanitare
18 Nëntor, 13:33 -
Rama batuta me Berishën në Kuvend: Po të bien pantallonat po ik tani
18 Nëntor, 10:55 -
Çfarë shkruanin gazetat më 18 nëntor 1998/Prag ndeshje e “nxehtë”, Shërbimi Sekret jep alarmin për trazira përpara Shqipëri-Greqi për Euro 2000
18 Nëntor, 08:48 -
U shoqëruan nga policia, vajzat përshëndesin me simbolin e shqiponjës nga dritarja e komisariatit
17 Nëntor, 23:02 -
Tensione në bulevard, policia shoqëron vajzat e mbuluara me shami, protestuesit i dalin përpara furgonit
17 Nëntor, 23:01 -
‘Si i bien xhajës ashtu more?’ Policia shoqëron të moshuarin, protestuesit përpiqen ta pengojnë
17 Nëntor, 22:37 -
Përplasje në protestë/ Protestuesit bllokojnë qarkullimin, policia i zhvendos në trotuar, disa të shoqëruar
17 Nëntor, 21:28 -
Çfarë shkruanin gazetat më 17 nëntor 1998/ Ministri i Rendit alarm për grusht shteti para referendumit për Kushtetutën,Majko shkarkon kreun e SHIK
17 Nëntor, 09:46 -
Makina përplaset me skrepin në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën shefi i Krimeve në Vlorë! Mjetit të rëndë i mungonte sinjalistika përkatëse, plagoset shoferi
16 Nëntor, 20:53 -
Zjarr i madh në një stan me bagëti në Shtermen të Cërrikut, ndërhyjnë zjarrfikëset nga katër qytete
16 Nëntor, 20:44 -
Përplasje mes protestuesve dhe policisë para Kryeministrisë, ndërhyrje për të liruar bulevardin
16 Nëntor, 19:35 -
Tiranë/ I dëmtuan protestuesit, zëvendësohen semaforët pas 1 muaji
16 Nëntor, 14:54 -
Pamjet nga festa, Maran mbajti fjalim emocionues në mesin e fushës: Ata që e duan këtë fanellë duhet të jenë krenar
16 Nëntor, 13:18 -
Kroçera luksoze EXPLORA II mbërrin për herë të parë në Sarandë me 729 turistë! Vizita në Butrint, Syrin e Kaltër dhe Gjirokastër
16 Nëntor, 13:10 -
U përmbyt në vitin 1978, Kukësi i Vjetër shfaqet sërish! Rënia e nivelit të Fierzës zbulon rrënojat e qytetit që dikur njihej si 'Stambolli i Vogël'
16 Nëntor, 12:29 -
Çfarë shkruanin gazetat më 16 nëntor 1995/ U akuzua se theu embargon e karburantit të OKB ndaj ish-Jugosllavisë, mbyllet firma “Shqiponja” e PD-së
16 Nëntor, 09:58 -
Një grup protestuesish sulmojnë me vezë eskortën e Ramës
14 Nëntor, 10:53 -
Çfarë shkruanin gazetat më 14 nëntor 1995/ Ish-kreu i Gjykatës së Kasacionit Brozi arratiset në SHBA:Iki prej së keqes që më është vërsulur
14 Nëntor, 09:48 -
Përroi del nga shtrati në Theth të Shkodrës, uji vërshon me furi! Përmbytjet vështirësojnë qarkullimin, Beci: Shërbimet e Bashkisë në gatishmëri
13 Nëntor, 13:20