Uljet e 'çmendura' të BEKO-s, frigoriferi me ushqime të shëndetshme më i lirë se ai bosh

22 Nëntor 2021, 15:43

TIRANË- Një frigorifer i mbushur me ushqime është ajo për të cilën ka nevojë çdo familje, veçanërisht nëse ai ushqim përbëhet nga perime dhe fruta të shëndetshme! Beko, një lider global në pajisjet elektro-shtëpiake ofron një nga modelet e tyre më të mira të frigoriferit me një zbritje speciale , nëse e merrni plot me perime dhe fruta. 15,000 Leke më lirë për një frigorifer plot, në krahasim me të njëjtin frigorifer- bosh. E gjithë kjo me një qëllim, të frymëzojë njerëzit që të hanë ushqim më të shëndetshëm, një nga misionet e korporatës Beko në nivel global.

“Përpjekjet e vazhdueshme të kompanisë Beko për të sjell teknologjitë më të fundit në projekte frymëzuese të orientuara drejt të jetuarit shëndetshëm përfaqësohen më së miri në projektin jeto shëndetshëm. Kjo ofertë promocionale nuk ofron vetëm uljen e frigoriferit i cili është në vlerën e 54,990 lekësh, por përfshin edhe një kupon prej 10 mijë lekësh të cilin mund ta shpenzojnë në Spar për të blerë ushqimet e tyre të preferuara dhe të shëndetshme për familjen e tyre”, tha menaxherja, Adelina Mahmutaj.