Ultimatumi i Kim, Kristaq Kume: Ligji ia garanton marrjen e mandatit Berishës, gjithçka është në dorë të tij! S’ka detyrim Basha ta largojë nga grupi parlamentar

30 Korrik 2021, 22:38

Ultimatumi i ambasadores Yuri Kim ndaj Lulzim Bashës që ish-kryeministri Sali Berisha i shpallur “Non Grata” nga SHBA të mos jetë pjesë e parlamentit të ri në shtator ka qenë temë diskutimi ditën e sotme në emisionin “Pa Protokoll”.

Ish kreu i KQZ Kristaq Kume duke folur për këtë temë tha se në asnjë dokument ligjor nuk parashikohen detyrime për kryetarin e partisë që t’i kërkojë të lërë mandatin.