Unazën e nënës e mori si kujtim dhe motrën e la me vellon e bardhë/ Zhduket 37-vjecari

19 Shkurt 2021, 19:01

#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv Zhduket më 5 korrik të vitit 2001, ditën që motra po martohej, djali i vetëm i familjes. Islam Koçi nga Tirana humbi gjurmët në moshën 18-vjecare, ndërsa doli nga banesa në zonën e Xhomllikut në Tiranë. Dy nga katër motrat Elvira Rushiti dhe Renata Koci kërkojnë ndihmë në emisionin ’Pa Gjurmë’ Ëndrra e vetme e vëllait të katër motrave ishte të emigronte drejt Greqisë, vend të cilin ai e kishte shkelur për herë të parë në moshën 12-vjecare, ku kishte qendruar afro një muaj me pushime tek disa të afërm. Mbresat që i la qyteti i Athinës ngjalli tek Islami dëshirën për t’u rikthyer atje vite më vonë. Një vit pasi humbi gjurmët në familjen Koci trokiti një djalë nga Fieri. Ai dha një letër me porosi të Islamit me dyshimin se ndodhej në Kretë. Një tjetër informacion për 37-vjecarin dha edhe fqinji. Ai pretendon se kishte takuar Islamin në një tren në Athinë, pas 5 vitesh nga humbja dhe se ishte i shoqëruar nga një fëmijë dhe një grua. Sot është 37-vjec, i mungon shumë familjes së tij. La një nip katër vjec dhe një tjetër 9 muajsh, sot është bërë dajë për të dhjetën herë. Kush ka informacion për Islam Koçin, lutemi të na telefononi në të gjitha format tona të kontaktit: 2 numrat tanë të kontaktit: Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: ËhatsApp dhe Viber Në tel: 0444 17 778 Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel Cdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 15: 00-16: 30