#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv Fatjon Hysko humbi gjurmët më 18 janar, ndërsa pak ditë më pas Etleva Bicaku u zhduk më 29 janar të po këtij viti, nga i njëti qytet. Nga telefonatat që mbërritën gajtë transmetimit live dyshohet për një vendndodhje të mundshme të tyre në kryeqytet. I pari informacion ka të bëjë me 30-vjecaren Etleva Bicakun, për të cilën një zotëri pretendon se e ka parë ditën e hënë.’E kam parë dje në orën 15:30 parnë Kopshtit Botanik në Tiranë. Ajo kishte të veshur një xhup te kuq dhe pantallona ngjyrë rozë. E kisha pak larg dhe kishte një fizik të dobët dhe dukej e ndrojtur’, tha dëshmitari 30-vjecarja u largua nga shtëpia në orët e para të mëngjesit. E reja prej 6 vitesh vuan nga depresioni, ndërsa kohët e fundit kishte ndërprerë edhe mjekimet. Nëna e la të vogël, kur ajo ishte vetëm 13 vjece, një nga arsyet që rëndoi gjendjen psikologjike të saj. Një vajzë e shkëlqyer në mësime, ajo përfundoi më keq, pas ndarjes nga bashkëshorti 6 vite më parë, një ndarje të cilën ajo nuk e përballoi dot. I vëllai Elmaz Bicaku, nga studio e emisionit, përlotet teksa rrëfen vuajtjet e të motrës, ndërsa kërkon ndihmë në ’Pa Gjurmë’.’Kemi kërkuar kudo por asgjë nuk kemi arritur të zbulojmë. Edhe nëpër spitale kemi kërkuar. I bëj thirrje të gjithëve, kush e sheh motrën time të shkoj t’i flasi, t’i bëj një foto, motra ime mund të jetë e përhumbur por nuk është agresive’, përlotet vëllai Gjithashtu informacione mbërritën për të humburin tjetër 35-vjecarin Fatjon Hyskon. Ishte një zonjë e cila dyshon se e ka parë pranë shkollës ’Vasil Shanto’.’E kam parë këtë zotëri ditën e djeshme. Të hënën e kam parë rreth orës 13:30, ndërsa ishte ulur tek lulishtja e shkollës Vasil Shanto. Ai kishte një kapuc dyngjyrësh të zi me pak vishnje’, tregoi dëshmitarja.35-vjecari me probleme të shëndetit mendor jetonte vetëm me babanë e tij në qytetin e Lushnjes. Me një fizik të mbushur dhe rreth 1.75m i gjatë, ditën që u largua Fatjoni ka patur të veshur një kapuc të zi, një xhup ngjyrë blu të errët, një bluzë ngjyrë kafe, një palë tuta gri dhe një palë këpucë të zeza.Kushdo që mund të ketë informacion është i lutur të na kontaktojë në 2 numrat tanë: Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: ËhatsApp dhe Viber Në tel: 0444 17 778 Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel Cdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 15: 00-16: 30
Urgjente / Zhduken dy të rinj nga Lushnja, 'Pa Gjurmë" nis kërkimet në terren
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Zhdukja e permetarit, i vëllai tregon detajet: Shokët nuk na treguan asgjë, dyshojmë se…
23 Korrik, 18:30 -
U largua me të dashurin pa lënë adresë/Motra: E dimë ku ndodhet,por s’dimë pse nuk na flet
22 Korrik, 20:06 -
Pa Gjurme-‘E vodhën duke e mashtruar, vëllai më pas u zhduk’/ Dëshmitari flet LIVE, zbulohet… (19.07.2024)
19 Korrik, 18:33 -
Pa Gjurme-‘Më kërkoi ndihmë,s’dinte se ku ndodhej’/Familja merr dëshminë e parë:E takova dhe më tha…(18.07.2024)
18 Korrik, 19:05 -
Pa Gjurme-Abuzimi ndaj 24 vjeçares,PËRBALLJA me kushëririn/E reja zbulon emrin,nëna shpërthen në lot (17.07.2024)
17 Korrik, 20:02 -
Pa Gjurme- Në kërkim të Fran Markut, misteri i zhdukjes së 38-vjeçarit nga Shkodra (16.07.2024)
16 Korrik, 19:18 -
Pa Gjurme-E trishtë/Një endërr e prerë gjysëm,flet 23-vjeçari:Nuk e harroj, hapa sytë dhe mësova se… (15.07.2024)
15 Korrik, 18:53 -
Në burg për përdhunimin e të resë, fëmijët e 63-vjeçarit kërkojnë drejtësi:Të bëhet ADN-ja
12 Korrik, 18:28 -
1 vit pas zhd*kjes, i riu hap telefonin/ Familja: Një femër u pergjigj, mësuam se…
11 Korrik, 18:54 -
Zbulohen gjurmët në Spanjë 1 vit pas zhdukjes së të riut/VIDEO E PLOTË E DËSHMITARIT
10 Korrik, 18:41 -
I martuar, italiani dashurohet me shqiptaren/ Mbesa: Kërkoj ‘pengun’ e gjyshit në Shqipëri
9 Korrik, 18:20 -
Këngëtari beratas zhd*ket pas divorcit,i vëllai: Fëmijët e kishin lënë në rrugë,dyshoj se…
8 Korrik, 18:53 -
Pa Gjurme-Djemtë s’i duan, kërkojnë largimin e prindërve/Të moshuarit: Prania jonë i shqetëson ndaj…
5 Korrik, 19:53 -
Pa Gjurme-Zhdukja e këngëtarit Renato Hamza/Dyshimet mbi vr*sjen, flet nëna:Trupi është varr pa emër (04.07.2024)
4 Korrik, 19:12 -
Pa Gjurme- Zhdukja e 26-vjeçarit nga Korça, flet vëllai: Më telefonuan anonim, kemi frikë se… (03.07.2024)
3 Korrik, 19:18 -
Pa Gjurme- Ëndrra për t’u bërë prindër, çifti nga Durrësi: Mjekët na zhytën në borxhe nuk dorëzohemi (02.07.2024)
2 Korrik, 19:59 -
Gruaja e braktisi për një tjetër, zhduket burri/Prek babai: Më la porosi tre fëmijët dhe…
28 Qershor, 18:49 -
Skandali te Onkologjiku, shpërthejnë qytetarët/Nëna: Djali 23 vjeç me tumor, më thanë ik…
27 Qershor, 18:55 -
U gjet i pajetë me tatuazhin ‘Korça’ në Belgjikë, thirrje për identifikimit e shqiptarit në 'Pa Gjurmë’! Mister shkaqet e vdekjes, dyshohet se familja ndodhet në Shqipëri
25 Qershor, 18:33 -
E dënuan 15 vite burg në mungesë, babai mesazh djalit të zhdukur: Ke fituar lirinë
24 Qershor, 19:11