Urim Elezi: Si më verbuan në burgun e Burrelit

10 Shtator 2020, 21:32

Historia e Urim Elezit, i burgosur në vitin 1963, për tentative arratisje. Ishte 20 vjeç kur u dënua, duke kaluar nëpër kalvarin e gjatë të vuajtjeve për 26 vjet rresht në burgjet e diktaturës, prej nga doli i verbuar prej torturave dhe me trauma te tjera të shumta. Ai është sot, 77 vjeç dhe po vuan akoma pasojat e atij regjimi, i cili e ka kryqëzuar në verbim për gjithë jetën...