Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja flasim në kuadër të Tetorit Rozë për kancerin e gjirit, këshilla sesi ndikon natyra, bimët që zvogëlojnë dhe frenojnë qelizat kancerogjene.
Sa më herët të zbulohet dhe në një fazë sa më të vogël, aq më shumë mund të ndërhyjmë me bimët mjekësore, thekson Merja. Kujdesi me ushqimin është themelor, pasi ka një sërë ushqimesh që frenojnë dhe ndalojnë zhvillimin e qelizave koncerogjene. Gjithashtu i rëndësishëm është dhe kontrolli i Pehashit në organizëm, mbajtja e një Pehashi në vlerat 6.7 – 7.5 në një mjedis bazik krijon një mjedis jo të mirë për qelizat kancerogjene. Vetëkujdesja është parësore duke filluar menjëherë një ndryshim në stilin e jetesës dhe në dietën ushqimore, sigurisht pa lenë pas dore vizitat, këshillimin dhe trajtimin me mjekët.
Specialisti i mjekësisë bimore Ylli Merja, tregon hap pas hapi trajtimin alternativ me ushqime dhe bimë mjekësore të cilat ndihmojnë në frenimin e qelizave kancerogjene.