Vajza 11-vjece braktis shkollën, policia e Durrësit në alarm/ Nëna:Ish burri ma fshihte vajzën

4 Maj 2021, 18:44

#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv Një 33-vjeçare nga Durrësi, e cila gjendet në udhëkryq i drejtohet emisionit ’Pa Gjurmë’, jo vetëm për të rrëfyer historinë e jetës, por edhe për të gjetur drejtësinë e munguar në ece-jaket e dyrve të gjykatave. Divorci i afro tre viteve më parë e ktheu nënën e tre fëmijëve tek shtëpia e prindërve në Kashar. Flogerta Kopani ishte dy muajshe shtatzënë me fëmijën e saj të tretë, kur vendosi t’i jepte fund një martese të vështirë mes dhunës së vazhdueshme nga xhelozia. Ajo vendosi të krijonte familje me djalin me të cilin ra në dashuri, ende pa i mbushur 17 vite. Por kjo nuk ndali debatet që lindën prej fillimit, kur ai bëhej xheloz me nusen e tij e cila punonte duke sjellë të ardhura në familje. Për katër vite me radhë cifti jetoi dhe punoi në shtetin grek. Me kthimin nga emigrimi të dy morën një banesë thuajse të rrënuar në zonën e Kasharit, me qëllimin për të ngritur një strehëz të ngrohtë. Por xhelozia nuk i la të kishin një jetë normale, pasi i shoqi ushtronte dhunë, ndërsa ajo e detyruar duronte për hir të fëmijëve. Deri pas 13 vitesh martesë ndodhi edhe divorci. Gjykata e Tiranës vendosi 3 vite më parë, që dy vajzat t’i kalonin në kujdestari nënës dhe djali babait. Me ndarjen, secili vazhduan jetën e tyre, ndërsa sot 33-vjecarja jeton në qytetin e Durrësit dhe bashkëjeton me një tjetër person, ai i cili i është bërë krah edhe për fëmijët nga martesa e parë. Flogerta është bërë nënë sërish, duke sjellë në jetë vajzën e tretë. Sikur të mos mjaftonin peripecitë e jetës së saj, një tjetër problem është shfaqur në familjen e Flogertës. Prej një muaji ajo nuk ka kontakte me të bijën 11-vjecare, e cila është rikthyer tek babai i saj, pa njoftuar nënën e cila e ka nën kujdestari. Jo vetëm kaq. Pasi Flogerta ka bërë së fundmi celebrimin me personin që ka zgjedhur të kalojë jetën, vajza e tyre e tretë që erdhi në jetë afro dy vite më parë cudtërisht mban atësinë dhe mbiemrin e ish-bashkëshortit.