Vajza e 71-vjeçarit Zhidru: Për herë të parë i takova xhaxhallarët kur varrosëm babain

29 Shtator 2020, 19:28

Të ftuar në studion e "Pa Gjurmë", Floresha dhe vajza e saj mohojnë që të kenë pasur kontakt me vëllezërit e Lefter Zhidrus, duke hedhur poshtë deklaratat e vëllait të 71-vjeçarit se ishin takuar disa ditë para ekzekutimit të tij. Vëllai i 71-vjeçarit është shprehur se e ka takuar të vëllanë disa ditë përpara ekzekutimit të tij. Por bashkëshortja i mohon kategorikisht pasi shprehet se ato familjarisht nuk kanë pasur marrëdhënie me ta.

"Unë me kunetërit nuk kam pasur marrëdhënie të mira. Me kunatat pak. Vetëm njëherë i kam takuar disa vite më parë dhe ishte në një dasëm. Të vëllain vetëm njëherë e kam takuar. Kunatat i kam pasur të mira. Nuk është takuar me vëllain në Sarandë" - tha bashkëshortja.

Edhe vajza thotë të njëjtën gjë si e ëma. Ajo shprehet se xhaxhallarët e saj i ka takuar vetëm ditën kur u varros 71-vjeçari.

"Ditën që u varros babi për herë të parë i pashë xhaxhallarët e mi. Nuk besoj që babai të ketë pasur marrëdhënie" - tha 14-vjeçarja.