Vajza e Zhidrus: Babai nuk na dhunonte as mua e as mamin! Unë e njoftova policinë ditën e ngjarjes

29 Shtator 2020, 16:01 | Përditesimi i fundit: 2020-09-29 16:02:20

Në studion e emisionit Pa Gjurmë ishte dhe vajza e Lefter Zhidrus e cila u shpreh se ai nuk ka ushtruar kurrë dhunë ndaj saj apo bashkëshortes. Gjithashtu 14-vjeçarja tha se ishte ajo që e thirri policinë ditën e ngjarjes. Së bashku me të ëmën, ajo thotë se dolën nga banesa për ta lënë Lefterin që të qetësohet.

"Unë kam qenë shumë e lidhur me babin. Nuk kishte cfarë na ndante. Nuk më bërtiste dhe nuk më qortonte. Atë ditë dhe me mua ishte agresiv por nuk më thoshte gjë. Shikime bërtitje. Ishte ndryshe në fytyrë. Babi sa vinte dhe bëhej më shumë agresiv. Mora çelsin dhe hap derën Duke nxituar i thashë dhe mamit dil dhe ti. Babi të qetësohet e ta lëmë me kaq. Në media është thënë që ai na dhunonte. Nuk mund ta mendoja që babi të kishte armë. Nuk më dhunonte. Ai për mua jepte jetën" - tha vogëlushja.