‘Vajzën na e shiti,sot hesht’/Kërkon motrën e zhdukur,kushërinjtë e akuzojnë për humbjen e saj

2 Mars 2021, 17:55

Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv Mbaresa Kumbria, nga Kuçova është vajza e katër në familjen më 7 fëmijë. Vendosën ta quanin kështu prindërit, duke menduar se do të ishte fëmija i tyre i fundit, por pas mbaresës erdhën në jetë dhe 3 fëmijë të tjerë. Mbaresa nuk ishte e fundit nga fëmijët, por ajo që pati një fat të ndryshëm nga të tjerët. Me Mbaresën nuk mbaroi por filloi një dhembje pafund. Një plagë në familjen Kumbria, veçanërisht për dy prindërit Refat e Zylfie. Ishin vitet e para të dëmokracisë, kur Mbaresën e gjetën ende një adoleshte. Në vitin e parë të shkollës së mesme, për shkak të pamundësisë ekonomike, ajo la shkollën në mes për tju bërë krah familjes në nevojat jetike. Ishte koha kur bashkëshorti i hallës së saj, i prezanton nipin e tij Astritin nga Elbasani, djali me të cilin Mbaresa vendos të fejohet. Atë kohë Astriti punonte me sezone në shtetin grek si emigrant. 2 vite më pas kur Mbaresa ende nuk e kishte finalizuar këtë marrëdhënie në martesë, ende një vajzë shumë e re, rastësisht njihet me një tjetër person në vitin 1996. Kësaj here ishte kushëriri i saj i parë, nga fshati Lapardha i Beratit, ai i cili këmbënguli që Mbaresa të njihej me Fidelin