Një nga pikat e analizës dhe diskutimit në ‘Studio Live’ ishte prania e konsulentit të fushatës elektorale të PD-së, Chris LaCivita dhe pyetja se ku gjenden paratë për tapaguar apo nëse vërtetë mund të ndikojë te rezultati i fushatës.
A është LaCivita një magjistar?
“Unë nuk besoj në magjistar, por në punë, jo që do hamë me lugë floriri apo do ulim dividentin siç thotë Berisha, që nuk e ka haberin së çfarë thotë, flasin çdo gjë të mundshme që ta hanë sapunin për djath shqiptarët. Ne jemi me punën, ka dhe gabime se janë 12 vjet, nuk ka perfeksion, kemi dhe njerëz të përballur me ligjin, por ne bëjmë përpara”, thotë Valteri.
Por ku i gjen paratë opozita që paguan një konsulent kaq të shtrenjtë? Valteri nuk harron të bëjë një listë të gjatë për përgjigjen:
“Berisha ka para tepër, nga të Fatmir Mediut, të Gërdecit, që mbajnë erën e 26 viktimave që u dogjën nga baruti i asaj fabrike. Ka nga Rruga e Kombit, që mbajnë erën e gjakut të shqiptarëve, të 21 janarit që mbajnë erën e gjakut të njerëzve të nënave e familjeve të të vrarëve. Ka erën e Damir Fazlliç, të vajzës së Berishës, ka erën e parave të piramidave, Xhaferrit, Sudes, Popullit, kur thoshte se “paratë e tyre janë të pastra”. Ne nuk jemi me kllounë që vijnë nga Amerika për të zgjidhur problemet. Problemet zgjidhen këtu, me njerëz, apo me njerëz të njëjtë që dalin në fushatë. Nëse zgjedhjet i fiton LaCivita, ata të mos dalin fare në fushatë, le të rrinë në shtëpi, kurse ne kemi fushatën me qytetarët, me rezultatin, me punën, përballja me qytetarët. Ata janë me listat e mbyllura dhe me struc që fshehin kokën”.



















