Një vizitë në Luga e Argjendë në “shtëpinë” e ekspertes së kulinarisë Dhurata Thanasi. E sapo kthyer nga Toskana e Italisë ku u zhvillua “Slow Beans” një aktivitet në promovimin e bishtajoreve të vendeve të ndryshme të botës, Dhurata tregon se Shqipëria u prezantua nëpërmjet saj për promovimin e produkteve vendase duke prezantuar farat tona autoktone të legumeve dhe bishtajoreve. Larmishmëria e legumeve në vendin tonë është shumë e pasur, por Dhurata theksoi se ende në vendin tonë, por jo vetëm ka shumë probleme në fushën e bujqësisë ku sigurisht ka vend për zhvillime.
Dhurata Thanasi tregon vlerat e mëdha ushqyese që kanë legumet, disa nga varietetet vendase dhe si gatuhen ato në zona të ndryshme të Shqipërisë. “Rrota e Stinëve” është një tjetër pikë ku u ndal Dhurata për rëndësinë që ka konsumi i produkteve në stinën e tyre duke na treguar se cilat janë perimet dhe frutat të ndara sipas stinës, pasi pikërisht përzgjedhja në stinën e duhur na jep maksimumin e vlerave ushqyese.