Veliaj për Report Tv: PD të njëjtat fosile, te LSI emra të dosjeve të SPAK! Listat të hartuara nga dhëndurët e kunetërit e Gjiri i Lalzit! PS, kandidatë me vlera

9 Mars 2021, 13:37 | Përditesimi i fundit: 2021-03-09 15:14:52

Për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, njëkohësisht drejtues politk i qarkut, Erion Veliaj e ka konsideruar listën e PS-së për kandidatët për deputet si "listë vlerash". Nuk ka të njëjtën mendim për listën e PD dhe LSI-së, të cilat i komenton me ironi. Emrat e demokratëve i quan "fosile", e ndërsa emrat e LSI-së, "si të inkriminuar" që kanë dosje në SPAK.