Veliaj pritje për festat me përfaqësues të trupit diplomatik dhe komuniteteve fetare: ‘2022 ishte një vit i jashtëzakonshëm për Tiranën’

14 Dhjetor 2022, 18:32

Në prag të festave të fundvitit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka organizuar një pritje për përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në kryeqytet, personalitete të spikatura të jetës publike, krerët e komuniteteve fetare në vend, e të tjera figura të nderuara të Tiranës.