Veliaj: Pse opozita kërkon mandatet që i dorëzoi vetë? Kanë humbur besimin

9 Mars 2021, 13:55

Drejtuesi Politik i qarkut të Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë për Report TV tha se opozita nuk duhet t'u kërkojë qytetarëve mandatin, pasi ato vetë e dorëzuan. Ai shtoi se në ndryshim nga kundërshtarët, nuk takojnë qytetarët 1 herë në 4 vjet, kur ka zgjedhje, por janë në kontakte të vazhdueshme gjatë gjithë kohës.

"Nuk më rezulton një deputet të ketë munguar në zonë. Porosia e Ramës është që të gjithë të jenë në terren dhe jemi partia më e disiplinuar për prezencën në terren, dalin edhe përtej mandatit të tyre, e kanë shumë të fortë lidhjen, nuk e lë punën për gjysmë, por shkojnë përtej. Opozita kërkon mandatet, po pse do dicka që e la vetë, e kanë humbur besimin ndërsa ne kemi qenë çdo ditë në terren", tha Veliaj.