Vendimi i Kolegjit Zgjedhor për listat e PD-së mban peng fletën e votimit, Çaka për Report Tv: Jemi në limite, kjo javë vendimtare

24 Mars 2021, 12:18 | Përditesimi i fundit: 2021-03-24 14:32:21

TIRANË- Vendimi i Kolegjit Zgjedhor për listat e PD-së mban peng fletën e votimit! KQZ është në limite të kohës, tha Dritan Çaka, anëtar i Komisionit Rregullator në KQZ, i cili shtoi se kjo javë është vendimtare. 

Koha është në limite, sepse duhet patjetër që përmbaja e fletës së votimit do të çohet edhe kompanisë për shtypjes, ka procedurën e vetë, por nga ana tjetër ne jemi të detyruar të respektojmë edhe kërkesat e Kodit Zgjedhor, për të respektuar vendimin e KAS dhe për të pritur përgjigjen e ankimimit. Maksimumi dhe 2-3 ditë është limiti që mund të kërkohet dhe nuk kemi ç'bëjmë. Nuk ka afat zyrtar se kur duhet miratuar fleta e votimit, por është e ndikuar nga kushtet pasi kërkohet kohë për shtypje, që bëhen jashtë Shqipërisë,dërgesat, shpërndarja, Duke pasur parasysh praktikën e zgjedhjeve të kaluar, duhet që kjo javë të jepet vendimi përfundimtar", tha Çaka për Report Tv.