‘Vendoret’/ Kreu i PD në Kurbin denoncon Manjën: Socialistët po kërcënojnë qytetarët, ju kanë marrë kartat për t’ju orientuar votën më 14-maj

6 Maj 2023, 07:59

Kreu i PD-së bë Kurbin,  Gjovalin Laska ka denoncuar socialistët se kanë abuzuar me orientimin e qytetarëve në Kurbin.

Ai pretendon se socialistët me në krye te deleguarin politik të Qarkut Lezhë Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, po kërcënojnë administratën në Kurbin për të votuar kandidaten e kësaj force politike në zgjedhjet vendore të 14-majit. Denoncimi është bërë nga Kryetari i Partisë Demokratike në Kurbin Gjovalin Laska, sipas të cilit po ju merren kartat e identitetit qytetareve për ti orientuar votën me 14-maj.