Vendoret/ ‘Lufta' e PD zhvendoset në KQZ, Celibashi: Jemi në proces verifikimi, ligji dhe realiteti politik do jenë pjesë e gjykimit tim

1 Shkurt 2023, 12:00

Procesi i verifikimit për të zgjidhur luftën e zhvendosur të PD-së në KQZ do jetë në përputhje me ligjin. Kjo ka qenë përgjigja e përsëritur e komisionerit të KQZ. Celibashi është shprehur se edhe sfondi politik do jetë një ndër elementët që do ndikojë në në gjykimin e tij për këtë çështje. Ndër të tjera ai garantoi se nuk ka simpati e as mbështetje për dy kampet opozitare.