Verë plot me turistë, a do vijnë sërish? (15 shtator 2023)

16 Shtator 2023, 07:11

Këtë vit Shqipëria ka pasur një ‘bum turistik’ me turistë të huaj nga e gjithë bota. Zëvendësministrja e Turizmit Vilma Bello e ftuar në emisionin 'Pa Protokoll' të gazetares Anduela Ndreu në Report Tv tha se në 8 muaj, Shqipëria është vizituar nga 7.2 mln turistë. Një rol të madh ka pasur edhe promovimi i Shqipërisë në mediat ndërkombëtare, apo edhe përshtypjet e turistëve të huaj që më pas sjellin edhe miqtë për të vizituar vendin tonë.