Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kulaç me miell misri / Qofte me salcë / Sultjash, ëmbëlsira tradicionale me oriz dhe qumësht.
E ftuar në emisionin “Rreze Dielli” ishte Pranvera Xhafa, studiuese e shkencave të okultit, e cila foli për magjinë e zezë dhe për shkencat e okultit. ”Ka disa lloje magjish që njerëzit i njohin mirë, por janë me ngjyra të ndryshme” e nis kështu rrëfimin Pranvera, studiuesja e Okultit. ”Magjia e zezë bëhet nga njerëz që duan t’i bëjnë keq një personi tjetër, kurse magjia e bardhë është kur duan t’i bëjnë mirë një njeriu”. Përveç magjisë, studiuesja foli dhe për telepatinë, a ekziston ajo dhe cila është arsyeja e parandjenjës së situatave të caktuara... Po numri i fatit a ka një kuptim? A ndryshon ai në individë të ndryshëm?
Në një lidhje skype direkt nga fshati Rashincë i Komunës së Shtimes në Kosovë me profesorin e astronomisë Milaim Rushiti, i cili foli për projektin ambicioz të observatorit dhe planetariumit, i cili pritet të përfundojë ndërtimin në muajin Shtator. Observatori dhe Planetariumi do të jenë në shërbim të zhvillimit të aktiviteteve mësimore dhe jashtë-mësimore të nxënësve dhe të rinjve nga gjithë territori i Republikës së Kosovës. Ky projekt do t’iu mundësojë nxënësve edhe studentëve të shohin yjet përmes teleskopëve modern.