VIDEO - Emisoni i plotë "Rreze Dielli, 7 Mars 2023 - Tre receta plot shije / Mësuesi humanitar dhe historia e tij e dashurisë me amerikanen 15 vite më të madhe / Hiperaktiviteti tek fëmijët

7 Mars 2023, 15:27

Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tortë e ftohtë me shije limoni / Mantija të mbushura me mish dhe qepë / Mish me jeshillëqe të stinës

Në një lidhje skype nga Prishtina me mësuesin Donald Dervishi, i cili rrëfen rëndësinë e mësim dhënies në ditët e sotme dhe historinë personale si arriti të rindërtojë shkollën e fshatit Therepele në Skrapar. Ai së bashku me një mësues tjetër kanë mundur të bëjnë realitet ëndrrën e tyre dhe të banorëve të zonës, duke i kthyer në këtë mënyrë fshatit pas shumë vjetësh mungesën e një shkolle, institucionin e tyre arsimor. Gjithashtu ai ndau dhe historinë e tij të dashurisë me bashkëshorten amerikane 15 vite më të madhe. Christy Loop Dervishi dhe Donald Dervishi janë çifti që tregon më së miri se dashuria nuk njeh moshë. Christy është 52 vjec, ndërsa Donaldi 37 vjeç. Shtatë vite më parë ata u njohën rastësisht, kur Donaldi punonte si mësues në një fshat të Skraparit, sot ata kanë 1 fëmijë të mrekullueshëm dhe një jetë të bukur bashkëshortore.

Në rubrikën “Për fëmijët” në emisionin “Rreze Dielli” u ndalëm në një nga shqetësimet më të fundit të “kohëve moderne” hiperaktivitetin e fëmijëve. Të gjithë mund të njohim fëmijë që nuk mund të rrinë ulur, të cilët kurrë nuk duket se na dëgjojnë, nuk ndjekin udhëzime, ose që bëjnë komente të papërshtatshme në kohë të papërshtatshme. Ndonjëherë këta fëmijë etiketohen si shqetësues dhe kritikohen se janë dembel dhe të padisiplinuar. Kjo sindromë përfaqëson një nga çrregullimet psikiatrike më të shpeshta tek fëmijët dhe adoleshentët, që prek 6 herë më tepër meshkujt krahasuar me femrat. Po cilat janë sipas mjekes neuropediatre Migena Kika, disa nga simptomat e fëmijëve hiperaktiv dhe kur prindërit duhet të shqetësohen dhe drejtohen tek një mjek specialist.