Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike dhe shembjen e ndërtimeve pa leje në vend

28 Shtator, 15:28 | Përditesimi: 28 Shtator, 15:28

Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale të tjera pamje nga ndërhyrjet për çmontimin e strukturave metalike të vendosura në shkelje të ligjit nga subjektet private. Për goditjen e fenomenit të ndërtimeve pa leje, në Kodin e ri Penal, i cili është hedhur për diskutim publik, parashikohen ndëshkime më të ashpra.

E.H/Shqiptarja.com