'Virgjëresha shenja e favorizuar e muajit’, Meri Gjini bën parashikimin e yjeve për Korrikun: Ja datat kur duhet t'i planifikoni pushimet...

2 Korrik 2020, 13:07

Si do t’i kalojnë pushimet shenjat këtë verë? Astrologia Meri Gjini e ftuar në ‘’ Rreze Dielli’’ shprehet se përgjithësisht do të jetë një muaj i mbarë, por duhet të tregojmë më shumë kujdes në pjesën e parë të muajit. Ndërsa tregon edhe datat të cilat janë më të favorshme për të filluar pushimet.

Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ Astrologia Meri Gjini tha se pritet përgjthësisht një muaj i mbarë dhe për të gjitha shenjat. Ajo u shpreh se ata që kanë planifikuar pushimet rreth datës 10 të korrikut deri ne 9 të gushtit ata do të jenë edhe më të privilegjuarit.  Ajo shprehet se Saturni tek Bricjapët nxorri një problematikë të re, për tu kujdesur për veten tonë, dhe për tu kujdesur për profesionin dhe ekonominë dhe këto do të jenë problematika që do të zgjasin në kohë.

Virgjëresha

Janë të privilegjuarit përsa i përket kohës, nga kjo periudhë janë ata që do të marrin më të mirën, do të dalin më të qartë, më të sigurtë, më solid. Pra, nga të gjithë ne të tjerët ata do të korrin më shumë, që këtë do ta kenë në drejtim të planeve të zhvillimit të tyre. Pjesa e dytë e muajit, do të ketë një formë lehtësie për ekonominë dhe profesionin.