Në studion e ‘Rreze Dielli’ me Eduard Zeneli, i cili vjen nga Amerika për të kujtuar të parët e tij. Ai ka ndërtuar obeliskun e 27 dëshmorëve shqiptarë të vrarë në luftën Italo – Greke, në Teqen e Rabijes.
Eduart Zeneli jeton që prej vitit 2015 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aktualisht ndodhet në Shqipëri për t’i dhënë dinjitet heronjve të pushkatuar nga ushtria italiane në vitin 1943, në fshatin e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore. Varret e tyre dhe obelisku përkujtimor ishte shkatërruar nga koha dhe harresa, ai vjen në Shqipëri për të kujtuar të parët e tij dhe për të rikonstruktuar varret e tyre, që t’u japë në këtë mënyrë dinjitet dhe pas vdekjes, pasi të gjithë i kishin harruar këta burra të rënë. Në një ceremoni zyrtare ku kishte të ftuar familjarë, miq, kryetar bashkie, apo dhe fshatarë të zonës, ai njoftoi se më në fund pas kaq vitesh, këta burra mund të prehen të qetë, pasi kanë një vend dinjitoz. Eduarti thotë se gjithë këtë gjë e bën për patriotizëm nga dashuria e madhe që ka për fshatin nga e ka origjinën.