Vlonjatët shfrytëzojnë të miturin/ Nëna në ‘Pa Gjurmë: Do ma vrasin ndihmoni tim bir

24 Dhjetor 2020, 18:57

Nëse do ta nisnim me një shprehje popullore, ç’ta bën fëmija nuk ta bën as Perëndia, ky rast që vjen sot në emisionin ’Pa Gjurmë’ ka sjell në studio një nënë e cila kërkon ndihmë për djalin e saj 17-vjecar. R. K (Renis Kullolli) nuk është emër i panjohur nga drejtësia shqiptare. Bëmat e tij në shkelje me ligjin nisën që prej moshës 14-vjecare, kur ende një i mitur ai u bë pjesë e trafikut të emigrantëve ilegalë atyre sirianë nga pika kufitare e Kapshticës drejt Tiranës. Kthimi në shtëpi mbrëmjeve vonë, por edhe mosfrekuentimi i shkollës nga djali, shqetësuan nënë e cila pas kësaj mësoi veprimtarinë e jashtëligshme me të cilën merrej 14-vjecari. Më 26 shkurt të këtij viti një pjesë e rrjetit të trafikantëve u ndalua nga policia, pjesë e listës së emrave ishte edhe 17-vjecari me inicialet R. K( Renis Kullolli). Nga njoftimi i policisë, u kapën duke transportuar 27 shtetas të huaj, ku 9 prej tyre u arrestuan në flagrancë 9, ndërsa R. K u shpall në kërkim. Gjatë ndjekjes nga Policia, nuk iu bind urdhrit të tyre për të ndaluar duke u larguar nga vendngjarja. Prindërit arritën të gjenin vendndodhjen e tij dhe bashkë me babain i mituri u paraqit në komisariat. Ende nuk është marr një vendim, por shqetësiumi i nënës mbetet jo vetëm problemet që djali ka me drejtësinë, konsumimi i vazhdueshëm i alkoolit, por edhe kundërshtisë së tij për të mos shkuar tek psikologu.