Vota e emigrantëve dhe mandati i Olta Xhaçkës, Zaçaj: Vendimi i GJK detyrim ligjor! Duhet të zbatohet nëse duam të kemi institucione demokratike

5 Shkurt, 10:58

Kur ka kaluar më shumë se një vit nga afati 1 vjeçar i dhënë nga Gjykata Kushtetuese ndaj politikës për të garantuar votën e emigrantëve, kryetarja Holta Zaçaj tha se nuk kishte një mekanizëm ligjor për t’i detyruar palët politike ta zbatojnë një vendim të tillë pasi është detyrim ligjor dhe nuk mund të imagjinohej mos-zbatimi i tij. Zaçaj është pyetur sot në lidhje me vendimin e institucionit që ajo drejton për çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës.