‘Votoje për veten tënde PS’, Rama-komentuesit: S’ka demokraci në PD, u pa në primare! Nuk e fut Shqipërinë në BE bufi i kënetës apo kopjet e vogla të tij që sillen si parti të reja

18 Mars 2025, 09:50 | Përditesimi: 18 Mars 2025, 09:50

Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur një komentuesi gjatë komunikimit ‘Sy m’sy”, nuk kurseu ironinë ndaj opozitës.

Sipas kreut të qeverisë në PD nuk ka demokraci, dhe kjo u reflektua qartë në procesin e primareve, të cilat u ‘zhbënë’ nga vetë kryetari i partisë Sali Berisha.

“Unë them që kjo punë nuk është kështu dhe për më tepër në 11 maj nuk është çështjesh partish si asnjëherë tjetër. Nuk ishte çështje partish në ’92. Njerëzit votuan për PD atëherë, unë s’kam votuar atëherë. Populli e votoi masivisht me të drejtë se nuk kishte tjetër, sepse ishte një votë gjeopolitike. Për herë të parë që atëherë, më 11 Maj është votë gjeopolitike. A do të hysh në BE? Apo për mustaqet e Kujtim Gjuzit do sakrifikosh veten tënde para pasqyrës. Që do të të vijë nesër zor kur të thuash se nuk votova për të hyrë në BE sepse e fus unë Shqipërinë në BE me PS. Jo bufi i kënetës, qua qua qua apo qilimat fluturues që dalin dhe ulërasin si me qenë kopje të vogla të bufit dhe thonë jemi parti të reja dhe shajnë. Nuk e fusin ata. Nuk kanë lidhje ata me këtë punë. Ka kënetë, jo PD. Për veten tënde votoje PS. Merre pasaportën dhe fute Shqipërinë në BE. Nuk ka demokraci, por buf kënete se e pe vetë me primaret.”, u shpreh Rama.

r.k./Shqiptarja.com