Vrasja e 20-vjeçarit pas sherrit për një vajzë, dëshmia e 18-vjeçarit të arrestuar: Takimi ishte rastësor! Nisi me grushte e përfundoi në plagosje me thikë

19 Prill 2023, 15:00

Ensi Maze, 18-vjeçari i arrestuar për vrasjen e Stiven Toshkesit pak pas mesnatës së të martës pranë gjimnazit “Partizani”, pranoi para hetuesve se ishte në vendin e ngjarjes. I riu tregoi dinamikën e plotë të asaj që përfundoi me vdekjen e 20-vjeçarit që sapo kishte lënë punën dhe ishte duke lëvizur me automjetin e tij. Maze tha se takimi i mikut të tij Axel Hoxhaj dhe viktimës ishte rastësor, por në vetëm pak sekonda situata degradoi në konflikt. Deklarimet e tij përputhen edhe me pamjet e kamerave të sigurisë që kanë filmuar momentin e vrasjes.