Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Gazment Bardhi ‘revoltë’ në Kuvend: Ministrja e Brendshme të japë menjëherë dorëheqjen

9 Tetor, 10:36 | Përditesimi: 9 Tetor, 10:36

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Brendshme, Albana Koçiu pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.

Bardhi bën përgjegjës qeverinë si dhe Ministrinë e Brendshme për sigurinë e ulët në institucionet e drejtësisë.

“Ne emër të PD shpreh ngushëllimet familjes dhe kolegëve të gjyqtarit, ne sot seancën duhet ta kishim nisur me një fjalë dorëheqje të ministres së brendshme.

Është e papranueshme që gjyqtari të vritet në sallën e gjyqit teksa lexon vendimin e tij gjyqësore. Ministrja gënjeu se policia nuk ka detyrime për garantimin e sigurinë në institucione. Sipas legjislacionit është detyrë e policisë së shtetit që të garantojë sigurinë në institucionet e drejtësisë. KLGJ iu nxori zbuluar ku kërkonte mbështetjen e Policisë së Shtetit dhe policia refuzonte.

Kjo çështje nuk mund të kalojë si një ngjarje dite apo jave. Ministrja e Brendshme duhet të japë dorëheqjen. Kryeministri duhet të japë shpjegime për masat e sigurisë”, tha Bardhi.

r.k./Shqiptarja.com