Vrasja e masakrimi i çiftit Pasho/ Vajza për 'Pa Gjurmë': Banorët na thanë në garazhin e vëllait mbante aromë të rëndë!

17 Dhjetor 2020, 15:56 | Përditesimi i fundit: 2020-12-17 19:46:59

Vajza e çiftit Shpëtim dhe Teuta Pasho, Vitoria në një intervistë ekskluzive për Report Tv ka sjellë detaje të reja tronditëse për vrasjen dhe masakrimin e 2 trupave të vrasjes së tyre. Ajo ka rrëfyer për emisionin "Pa Gjurmë" të gjithë itinerarin e prindërve të saj ditën e fundit që ajo ka pasur kontakte.  Ajo flet edhe për një dëshmi të banorëve dhënë për një emision italian, se nga shtëpia ku qëndronte vëllai i saj, Taulanti dhe e dashura e tij, Elona, vinte një aromë shumë e keqe në garazhin e shtëpisë.