Vret vëllanë dhe arratiset në Turqi/Amaneti i nënës që humbi dy djemtë në ’Pa Gjurmë’

3 Shkurt 2021, 18:11

#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv 2 vëllezër, një i zhdukur dhe tjetri i vrarë është kjo historia e dy dibranëve, që na kthen vite pas. Baftjar Noka u arratis nga Shqipëria, pasi vrau aksidentalisht vëllanë e vetëm. 87-vjecari kërkohet nga mbesa e tij në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’, në Report TV. Pengu më i madh i Mide Gjikës është të gjejë rrënjët biologjike, ndërsa daja i saj i zhdukur ishte vëllai që ajo nuk e pati kurrë. Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 1950 kur Baftjar Noka qëlloi aksidentalisht vëllain 21 vjeç. Dy vëllezërit kishin dalë me bagëti në fshatin Fushëqidhë të Dibrës, ku Baftjari 16-vjeç asokohe gjen në mal një pistoletë, me të cilën qëlloi për vdekje Qazimin. ’Ishin në mal me bagëti, ku Baftjari gjeti një pistoletë. Qazimi i tha: ’Vëlla kujdes se do më vrasësh’- Jo, i tha ai. Por ndodhi ajo që ndodhi, ai e qëlloi pa dashje. Baftjari u zhduk më pas. Nëna ishte vetëm në shtëpi. Një djalë e futi në tokë, ndërsa tjetri u arratis jashte vendit. Qazimi ishte martuar prej 6 muajsh’. Pas kësaj ngjarje të rëndë, Baftjari nuk u kthye më në shtëpi, por vendos të arratiset jashtë vendit. Ai u largua drejt Izmirit të Turqisë, të dhënë të cilën familjarët e mësuan nga një i afërm i tyre. 10 vite më pas kushëriri Selim Noka, ndërsa lëvizte për tregëti në Turqi takohet me Baftjarin. Ai qëndron tre ditë në shtëpinë e tij, ndërsa mëson se atje ai thërritej Bafte Aga dhe se ishte një person me shumë pozitë në shoqëri. Ai i kishte dhënë edhe dhurata djalit të xhaxhait Selimit, porosi për nënën e tij, Fatimen, e cila pasi një djalë e humbi nga kjo jetë, shpresonte kthimin e Baftjarit.’Një kushëri me emsin Selim Noka na tha se në vitin 1960 e takoi Baftjarin. Ai ishte asokohe një 26-vjecar dhe thërritej Aga në Turqi. Madje e kishte strehuar për tre ditë në shtëpinë e tij dhe I kishte blerë rroba të reja. Ai nuk kthehej në Shqipëri pasi kishte frikë nga regjimi, për shkak të vrasjes që kishte kryer. Kushëriri i tha nënës së Baftjarit se ai ishte mirë, madje duke i dhënë edhe disa para që ia dërgontë djali. Nëna nuk i pranoi, ajo donte t'i kthehej Baftjari dhe se e kishte falur. Këtë amanet kërkon ta cojë në fund mbesa, Mide Prenci Gjika. 80-vjecarja erdhi në program e shoqëruar nga e bija, Majlinda Prenci, e cils kërkon t’i realizojë ëndrrën nënës së saj. Edhe kur në vitin 1992 dy persona që dyshohet se janë djemtë e Baftjarit erdhën në Shqipëri nga Turqia, ata nuk u lidhën dot me asnjë prej familjarëve.’Në vitin 1992 kanë ardhur dy djem të rinj, në aeroportin e Rinasit. Kanë kërkuar ndihmë për të gjetur familjen Gjika, në Grykënok të Dibrës. Ata na kanë kërkuar, pse të mos i lërkojmë edhe ne ?-thotë vajza e 80-vjecares Pengu më i madh i Mide Prenci Gjika është të gjejë rrënjët biologjike, ndërsa daja i saj i zhdukur ishte vëllai që ajo nuk e pati kurrë. Ishte 11 vjece, kur njëri dajë ndërroi jetë dhe një tjetër u arratis. Ajo ka shëtitur botën por Baftjarin nuk ka mundur ta gjejë dot. Iu drejtua emisionit Pa Gjurmë për të kërkuar pasardhësin e vetëm të mbetur nga nëna e saj. ’Kërkoj shumë ta takoj nëse daja është gjallë. Nuk dua asgjë, nuk kërkoj asgjë vetëm ta shoh. Shpresoj të jetq gjallë dhe të kem kontakt edhe me djemtë e tij. Nuk u kënaqa me të as kur isha fëmijë. Thjeshtë ta takoj’.Kush ka informacion për Baftjar Nokën, lutemi të na telefononi në të gjitha format tona të kontaktit: 2 numrat tanë të kontaktit: Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: ËhatsApp dhe Viber Në tel: 0444 17 778 Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel Cdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 15: 00-16: 30