Vuloset rezultati për zgjedhjet e 11 Majit për 4 qarqe të tjera, KQZ miraton shpërndarjen e mandateve për Vlorën, Shkodrën, Beratin dhe Dibrën

27 Qershor, 11:53 | Përditesimi: 27 Qershor, 11:53

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi përfundimisht rezultatin e zgjedhjeve për qarqet Vlorë, Shkodër, Berat dhe Dibër.

Kjo pasi Kolegji Zgjedhor rrëzoi ankimin e PD-së për këto qarqe dhe konsiderohet e ezauruar në çdo hallkë ankimimi për rezultatin.

Sipas kreut të  Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shpërndahen mandatet për çdo deputetë të zgjedhur nga 4 qarqet.

r.k./Shqiptarja.com