‘Zemrën ma plagosi djali, vajza më vrau’ / Historia e gruas nga Korça rrëfyer në ‘Pa Gjurmë’

23 Mars 2021, 17:40

Një djalë kreu vetëvrasje ndërsa vajza tjetër prej 28 vitesh dergjet në një shtrat. Fatbardha dhe Reshat Pasha nga fshati Kakac i Korcës janë bërë prindër  të 4 fëmijëve 2 djemve dhe dy vajzave. Ishte viti 1992 kur vajza e ciftit Pasha, Ardiana në moshën 1-vjecare kalon temperaturën. Si pasojë ajo humbet dëgjimin, të folurën, dhe paralizohet, gjithashtu ajo bwn edhe veprime tw pakontrolluara. Si të mos mjaftonte kjo, në vitin 2005 në familjen Pasha ndodh një tjetër tragjedi, një nga djemtë e kësaj familje kryen vetëvrasje shkaqet të cilat nuk dihen se përse e cuan të riun 22-vjecar asokohe në atë veprim. Të vetmet të ardhura me të cilat kjo familje kalon muajin janë kempi i vajzës, Adrianës dhe pensioni i kryefamiljarit, Reshatit, të ardhura të cilat i shpenzojnw për medikamente pasi pwrvec vajzws edhe dy prindërit janë të sëmurë dhe mjekohen. Sot Fatbardha dhe Reshati jetojnë vetëm me vajzën e sëmurë pasi vajza tjetër është martuar dhe ka krijuar familjen e saj ndërsa djali tjetër, Marjo jeton në Greqi prej 3 vitesh. Kushtet në të cilat kjo familje jeton nuk janë të favorshme për vajzën e sëmurë e cila sot është 29 vjec dhe për të i duhet të kujdeset nëna e moshuar.