Zgjedhja e presidentit të ri, Çupi: Të jetë i djathë, do votoja qoftë edhe Bashën

8 Prill 2022, 22:24

Deputetja demokrate e ftuar në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv ka komentuar zgjedhjen e presidentit të ri. Presidenti i ri, sipas Çupit duhet të jetë nga radhët e djathta, pasi në zgjedhjet e 25 prillit 2021 pothuajse gjysma e shqiptarëve kanë votuar PD-në. Demokratja nuk përjashtoi as mundësinë që votën e saj ta japë për Lulzim Bashën nëse do jetë një prej kandidatëve.  

Dhurata Çupi: Në 25 prill të 2021 pothuajse gjysma e shqiptarëve kanë votuar opozitën, pavarësisht se ka një maxhorancë në qeverisje ose kanë patur një qasje tjetër ndaj kësaj qeverie. Në këtë këndvështrim mendoj se një institucion i rëndësishëm siç është presidenca duhet të jetë alternativë për opozitën. Nuk është favor, por presidenti duhet të zgjidhet edhe si institucion i rëndësishëm por edhe për të përfaqësuar opozitën. Jam e gatshme të votoj çdo të djathtë në atë pozicion.

Plator Nesturi: Edhe Basha i djathtë është?

Dhurata Çupi: Patjetër edhe Basha. Çdo i djathtë unë do e votoja me shumë dëshirë aq më tepër Princ lekën që është edhe matjan.