Kryeministri njëkohësisht kryetari i PS-së, ndodhet në një takim me kandidatët e PS-së në zgjedhjet e 11 majit në Vlorë.
Në Qarkun e Vlorës mes 4 deputetëve të listës së sigurt është edhe ministri i Mbrojtjes, Piro Vëngu, ndërsa në listë të hapur dallon Damian Gjiknuri dhe drejtori aktual i Arkivave në Tiranë, Ardit Bido.
Drejtuesi politik i PS në Qarkun Vlorë, Bledi Çuçi, po bën prezantimin e kandidatëve.