Zgjedhjet e 25-prillit, KQZ refuzon regjistrimin e kandidatit të pavarur në Berat, Plarent Aleksi

18 Mars 2021, 14:35

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar ditën e sotme listat e kandidatëve për deputet për partitë garuese për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në mbledhjen e sotme, u mor vendimi për të regjistruar listat shumë emërore të disa subjekteve zgjedhore , mes tyre partinë e Myslim Murrizit, Lëvizja Demokratike Shqiptare, Ballit Kombëtar të Adriatik Alimadhit, ADR-në e Edmond Stojkut dhe Bindjes Demokratike të Astrit Patozit.

KQZ konfirmoi kandidatin e pavarur në Shkodër, Pal Shkambi, ish-anëtar zëvendësues i KPK-së, teksa refuzoi regjistrimin e kandidatit të pavarur në Berat, Plarent Aleksi, pasi ky i fundit nuk ka arritur të sigurojë firmat për kandidat të pavarur. Në fjalën e tij, në KQZ, Shkambi tha se është diskriminuar, por pavarësisht kësaj do të vijojë punën.