Kryesia e Partisë Socialiste ka miratuar kandidaturat në të 6-ta bashkitë e vendit ku do të mbahen zgjedhje të parakohshme.
Siç tashmë dihet, për Tiranën do të jetë Ogerta Manastirliu që do të kërkojë të drejtojë bashkinë e kryeqytetit.
Por surpriza ka ndodhur në Vlorë, ku në garën për kryetar të bashkisë socialistët kanë zgjedhur të kandidojnë një deputete. Fjala është për Brunilda Mersinin, deputete e re e Kuvendit që hyri në Parlament në zgjedhjet e 11 majit 2025. Me kandidimin e saj për të fituar drejtimin e Bashkisë së Vlorës, do të duhet që të heqë dorë nga mandati i deputetes. Kështu, do t’i hapet rruga për të hyrë në Kuvend, Briseida Cakerrit.



















