Zgjedhjet, të infektuarit me COVID në izolim mund të mbeten pa votuar

25 Shkurt 2021, 13:51 | Përditesimi i fundit: 2021-02-25 13:55:02

Të infektuarit me COVID të izoluar në shtëpi të cilët momentalisht janë rreth 35 mijë, do të mbeten pa votuar në 25 prill, pasi nuk ka një metodë që mund t'u ofrohet. Kështu tha kreu i KQZ Ilirjan Celibashi nnë një konferencë me gazetarët, i cili shtoi se i vetmi përjashtim që sanksionon Kodi Zgjedhor ka të bëjë me qendra të posaçme në burgje dhe spitale.Vota e të infektuarve është një çështje e pamundur për t'u zgjidhur pasi nuk ka kushte për ta bërë një gjë të tillë. Kryetari i KQZ, më tej ka thënë se për zgjedhjet e 25 prillit në vendin tonë janë 3, 584  milionë zgjedhës, mes të cilëve 902 mijë zgjedhës me karta apo pasaporta të skaduara. Në vijim të kësaj Celibashi ka theksuar se do të bëjë kërkesë për shtyrjen e afatit të skadimit të kartave të ID dhe pasaportave. Pajisja që bën të mundur identifikimin elektronik të votuesit në kohë të shpejtë, sipas Celibashit do të vendoset në njësinë numër 8.