Zhduket kuksiani Sadik Toshi/Vëllai: Me vete kishte një çantë të zëzë, s’dimë cfarë mbante fshehur

30 Nëntor 2020, 17:10

Një cantë e zezë dhe fotot e 3 fëmijëve janë të vetmet sende që Sadik Toshi mori me vete ditën që u zhduk më 23 gusht të këtij viti, nga shtëpia e vëllait në fshatin Nimçë të Kukësit. 1 vit më parë 42-vjecari ishte kthyer nga Gjermania, pas konflikteve të vazhdueshme me të shoqen, e cila qëndroi atje bashkë me tre fëmijët. Pasi u kthye në Shqipëri Sadik Toshi jetonte tek shtëpia e vëllait të tij Rrahmanit, i cili bën apel për ndihmë në emisionin ’Pa gjurmë’ në kërkim të vëllait të zhdukur 4 muaj më parë. 42-vjecari, vuan nga probleme të shëndetit mendor, për shkak të depresionit që kaloi para 20 viteve, kur emigroi për herë të parë në Greqi.’’Ishte ora 12 kur vellai doli nga shtëpia. Nuk ka shprehur asgjë se ku do të shkonte. Ai ka pasur probleme të shëndetit mendor dhe kurohej vazhdimisht, kohë më parë. Nuk ka qenë aq keq saqë të mendonim se do të largohej, nuk na e mori mendja. Kemi denoncuar në polici dhe nuk kemi lënë vend pa kërkuar.’’, u shpreh i vëllai. Pasi shfrytëzoi rastin, kur në banesën e vëllait nuk ndodhej askush, Sadiku largohet duke marr me vete disa nga sendet personale, por mjetet e identitetit i la në banesë. I veshur me një bluzë të zezë me vija, një xhup ngjyrë gri me vija dhe një palë xhinse të zeza ai nuk u kthye më. 5 vite më parë 42-vjecari kishte emigruar drejt Gjermanisë me familjen e tij, ku për shkak të problemeve me shëndetin mendor ishte shtruar në spital. Pak kohë më pas ai kthehet në vendlindje pas konflikteve të vazhdueshme që kishte patur me bashkëshorten e tij.Kontaktet me fëmijët i kishte të rregullta, ndërsa vitin e fundit jetonte tek i vëllai në Kukës. ‘Në Gjermani jetonte me bashkëshorten dhe 3 fëmijët dhe ishte i shtruar në spital. Nuk kishim kontakte me bashkëshorten e Sadikut. Vëllai u kthye në Shqipëri, sepse u mërzit atje dhe donte të shihte vellezërit dhe nënën. E kemi njoftuar dhe familjen në Gjermani, që Sadiku rezulton i zhdukur. Me vete kishte marrë një cante të zezë. Shpresoj të gjendet, ne duam te dimë a është gjallë se jemi në merak’’E vetmja shpresë për familjen Toshi është publikimi i rastit të 42-vjecarit me shpresën për të marr informacion në të gjitha format e kontaktit, në emisionin ’Pa Gjurmë’: Ju mund të na kontaktoni në 2 numrat tanë të kontaktit: Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: ËhatsApp dhe Viber Në tel: 0444 17 778 Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel Cdo ditë në Report Tv, nga e hëna në të premte, ora 15: 00